Neziri: Qeveria LSDM-BDI nuk ka legjitimitet
Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Klan Debat tha se:
”Ne si parti politike kemi thënë se VMRO-DPMNE ka vendimet e saja të cilat i vendosin vetë si parti për bojkotin e kuvendit, mirëpo kjo qeveri ka kaluar çdo limit dhe nuk ka legjitimitet. Gjitha premtimet që i kanë dhënë nuk janë realizuar duke cekur edhe kryeministrin shqiptar të premtuar nga BDI në kohën kur Zaev ishte kryeministër dhe përfundimin e shihni vetë se nuk ka asgjë nga ai premtim, prandaj mendojmë se kjo qeveri duhet të bie” /KlanMacedonia/