Snopçe i kujton BDI-së se Talat Xhaferin kryeparlamentarë e bëri Sela e jo Ahmeti

Shpërndaje

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sonte i ka rikujtuar BDI-së se Talat Xhaferi u bë kryetar Kuvendi falë Ziadin Selës e jo të Ali Ahmetit i cili nuk mori pjesë në votim kur Xhaferi u zgjodh për herë të parë kryeparlamentar, përcjell in7

“Talat Xhaferin e ka votuar kryeparlamentar Ziadin Sela e jo Ali Ahmeti. Kur u zgjodh për herë të parë kryeparlametar, Ali Ahmeti nuk ishte fare në Kuvend dhe aty ishte Ziadin Sela dhe e pamë se çka bënë ato partnerët tuaj provokues ku e vranë Ziadin Selën, pra pranter%t tuaj rus se ju jeni partnerë të Rusisë”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

Ai këto komenete i bëri në emsionin “Rruga drejtë” në Alsat, ndërsa i kujtoi deputetit të BDI-së, Arbër Ademit edhe pse nuk e kanë votuar Avokatin e Popullit:

“Pse ta votojmë një kandidat partiak përr Avokat të Popullit, kurse ajo pozitë duhet të jetë e pavarur, ndërsa të njejtin individ BDI e kishte kandidat për kryeministër e që nuk u bë”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

Snopçe poashtu theksoi se “BDI ka qenë në bashkëpunim me prorusët ditën kur kishte tentativë per vrasjen e Ziadin Selës në Kuvend me 27 Prill”./