BotaTop Lajme

Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet

Shpërndaje

Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytetin Lozova të rajonit Kharkiv në Ukrainë.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin momentin kur raketa ruse godet objektin të cilin e hedh në erë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër është bërë e ditur se forcat ukrainase po vazhdojnë me çlirimin e rajonit Kharkiv në lindje të Kievit, pasi që forcat ruse po tentojnë të bëjnë presion më të madh në Donbas.

Këto pamje janë edhe një dëshmi sesi ushtria ruse e Vladimir Putinit nuk po zgjedh mjete për të ardhur deri të okupimi, madje bombardon shkollat, spitalet e zyrat e shërbyesve civilë.

Ndërkaq Moska vazhdimisht ka tentuar ta shtrembërojë të vërtetën, duke pretenduar se për cak kanë vetëm objektet dhe infrastrukturën e ushtrisë ukrainase.

E numri i civilëve të vrarë ukrainas dita-ditës po rritet, kjo si pasojë e sulmeve të pandërprera ruse.