Fronti Europian në Tetovë/ Ahmeti: Sot jemi më të fortë, më 8 maj kemi Referendum, rrethojmë numrin 4

Shpërndaje

Fronti Europian në sheshin Iliria të Tetovës ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Para një numri jashtëzakonisht të madh të qytetarëve, fjalë rasti kishin kryetarët e partive politike pjesë të Frontit Europian.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti tha se jemi të vendosur se asnjëherë nuk do zhgënjeheni me vëllezërit e tyre të Frontit sepse për në është punë e shenjtë që vendi të hapëroj përpara, forcat që duan të na ndalojnë e kanë kot.

Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve. Ata u kujtuan që nga Kumanova e deri në Strugë, Tetovë e Gostivar, por ne kemi pasur një program sot. Që pran vendlindjes së tij, pranë gjyshes së tij, motrën, Tropojës të ja kthejmë Tahir Sinanit shtatoren në bronz. Sot na ka prit Bajram Curri, sepse ne ia kthyem të birin Tropojës, ia kthyem legjendarin, gjeneralin Tahir Sinanin e Hisë Fazlisë, Naser Ademit, Ibrahim Ademit etj… E kthyem dhe e vendosëm në sheshin Tahir Sinani duke nderuar të gjithë bashkëluftëtarët tanë sot, ata që ja shtuan ngjyrën e gjakut flamurit shqiptar. Sot jemi këtu për të bërë porosi për ata që mendojnë se ky Front kaq i organizuar e etabluar, me mision historik që vendin ta anaëtarësoj në BE, unë asnjëherë nuk kam thënë atë që s’mund ta bëj, por sot jam më i fortë me vëllezërit e mi të Frontin, që ky vend e ka vendin në BE, ky vend duhet të jetë i anëtarësuar në BE më mbështetje të SHBA-ve ashtu siç u anëtarësuam në NATO. Një fishekzjarre e gjuajti Mickoski e unë iu përgjigja me top dhe nuk ka më të shtëna. Të jemi të vendosur se asnjëherë nuk do zhgënjehen me vëllezërit e tyre të Frontit sepse për në është punë e shenjtë që vendi të hapëroj përpara, forcat që duan të na ndalojnë e kanë kot, deklaroi Ahmeti.

Kryetari i ASH, Ziadin Sela shtoi se në këtë ditë 5 maji ne kujtojmë dëshmorët, përkujtojmë edhe ata që orë e çast sakrifikuan edhe vite burg, nuk rreshtën në mënyrë që këtë popull ta shohin të barabartë, këtë popull ta shohin me dinjitet.

Në jetë ashtu si edhe në politikë, politika patjetër që duhet ta ketë parasyshë të kaluarën dhe e kaluara, kur jemi te e kaluara ne patjetër sot, në këtë ditë 5 maji, ditën e dëshmorëve t’i përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre, jetën e tyrë për një ardhmëri më të mirë për populline tyre, por edhr të zotohemi që ne nuk do të lejojmë askënd e aq më pak, as Siljanovska e Davkova që të përbuzin mundin dhe sakrificën që ata e kanë dhënë. E natyrisht, në këtë ditë 5 maji ne kujtojmë dëshmorët, përkujtojmë edhe ata që orë e qastë saktifikuan edhe vite burgë, nuk rreshtën në mënyrë që këtë popull ta shohin të barabartë, këtë popull ta shohin me dinjitet. Më 8 maj do t’ia tregojmë, ju sonte ia tregoni që për shqiptarët flisni ju me këtë prezencë. Më 8 maj shqiptarët do t’i tregojnë duke rrethuar numrin 4 se janë ata që flasin për shqiptarët e po njëjtë edhe komuniteti turk do t’u tregojë se janë turqit që flasin për komunitetin e tyre e boshnjakët për komunitetin e tyre, e romët për komunitetin e tyre, tha Sela.

Kryetari i PDSH Menduh Thaçi më tej vazhdoi duke thënë se të gjitha shtetet por edhe Maqedonia në momentet që hapin negociata fondet për ata shtet shumëfishohen

Fillimisht më lejoni të përshëndes ata që e sakatoj VLEN-in në garën presidenciale, Bujar Osmani. Bujar, unë jam ekspert i moçaleve dhe baktereve si VLEN-i. Kushdo që fiton votat e maqedonase, ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga kushti për ndryshimet kushtetuese. E para bëhemi pjesë e BE-së, dhe ja largojmë edhe pezullimin edhe Shqipërise dhe e treta BE nuk është veç letër, por është mirëqenia, shëndetësia, arsimi etj. Të gjitha shtetet por edhe Maqedonia në momentet që hapin negociata fondet për ata shtet shumëfishohen. E di qe jeni lodh me parti politike, mirëpo ne nuk e zgjidhim problemin nëse shqiptarëve dhe të tjerëve nuk ju garantojmë që rroga minimale në fund të vitit të jetë 700 euro. Sonte ky shesh duket ndryshe, me Aliun normal dhe me të tjerët, nënvizoi Thaçi.

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejdi shtoi se Kur ndërtuam këto ura, i lam një urë bashkëpunimi edhe opozitës shqiptare por ata ndërtuan mur të lartë dhe nuk pranuan.

Fronti Europian ndërtoi ura bashkëpunimi, shembi ndasitë që ka krijuar politika ndër vite edhe brenda familijeve, edhe brenda fqinjëve. Kur ndërtuam këto ura, i lam një urë bashkëpunimi edhe opozitës shqiptare por ata ndërtuan mur të lartë dhe nuk pranuan. Opozita shqiptare dëshmoi se nuk mban fjalë, u dorëzuan të Mickoski duke shkelur marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese, poashtu thanë që nëse edhe për një votë humbasin nga Fronti, do të dorëhiqemi, por nuk e bënë. e keqpërdorën Albin Kurtin për vota dhe u kthyen te Mickoski. Opozita po harron se nuk e frikëson popullin me polici e me mendime të tilla, populli nuk ndalet, më 8 maj fitojmë dyfishin e votave, tha Rexhepi Zejd.

Kryetari i TDP, Bejxhan Iljaz tha se dita e mërkurë me 8 Maj do të jetë dita e fitores së koalicionit Fronti Europian.

Jemi shumë afër momentit vendimtar. Ne sonte këtu në Tetovën tonë të përbashkët mund të shpallim fitoren tonë bashkërisht. Ne me një vetëdije të lartë u bashkuam për një ardhmëri më të fortë, edhe populli me ndjes dhe vetëdije të njëjtë, u bëmë bashkë. Ditën e mërkurë me 8 Maj do të jetë dita e fitores së koalicionit Fronti Europian, porositi Iljaz.

Kryetarja e Unionit të Romëve, Fatima Osmanovska i dërgoi porosi Mickoskit duke thënë se romët nuk do ti nxirrni më për veshi jashtë, ashtu siç bëntë VMRO pasi tani ëndërrojmë zgjuar dhe bëjmë realitet ëndrrën rome.

Ndërsa të gjithë shpirtrat e vegjël, tradhtarë të komunitetit rom, janë vetëm një varëse për partitë maqedonase për vite me rradhë dhe janë krenarë që qëndrojnë pas tyre si dekorim, duke u dhembur shpatullat e tyre nga goditja në supe, unë nga ana tjetër. Erdhi Mickoski para disa ditësh në Shutkë dhe tha se pas 8 majit do të shihni se si do të jeni, mirëpo i them se më 8 maj do e sheh ai dështimin se sa vetë do të votojnë për ju. Romët kanë Frontin Europian, në këtë Front, romët kanë motrën e tyre. Si lidere e partisë rome të ketë rastin të qëndrojë me krenari krah për krah me liderët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar, komunitetit turk dhe boshnjak dhe nga qendra e Maqedonisë për të thënë: Romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front. Romët nuk do ti nxirrni më për veshi jashtë, ashtu siç bëntë VMRO-ja pasi tani ëndërrojmë zgjuar dhe bëjmë realitet ëndrrën rome – Le të jemi të respektuar dhe të barabartë me të gjithë qytetarët, të shihemi e të dëgjohemi dhe si të tillë së bashku me motrat dhe vëllezërit tanë shqiptarë, turq, boshnjakë dhe gjithë të tjerët të hyjmë në Bashkimin Europian, tha Osmanovska.

Kryetari i PDE Arjanit Hoxha tha se Fronti jonë përfaqson të gjithë qytetarët e nuk përçan siç do padroni i tyre i VMRO-së.

Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve, dita kur edhe në bjeshkët e sharrit me krisma u dha mesazhi i luftës se shqiptarët nuk pranojnë më pak se sa që meritojnë. Sot pas dy dekadave ne nuk lejojmë të kthehemi aty ku ishim para 20 e më tepër viteve, nuk lejojmë të fshihen të gjitha sukset e shqiptarëve në këto vite. Cdo tubim në zgjedhjet presidenciale e filluan me Albin Kurtin ndërsa kur humbën me mbi 40 mijë vota, u kthyen te Mickoski. Fronti jonë përfaqson të gjithë qytetarët e nuk përçan siç do padroni i tyre i VMRO-së. Pula mbetet pulë edhe nëse i vendos krahës e shqiponjës, ndaj të mos lejojmë që t’i priten krahës shqiponjës. Nuk duam izolim, nuk vendos për ardhëri as klithmat e Bilallit, as bretkoca e bunarit të Afrim Gashi e as të tjerëve…, u shpreh Hoxha.

Ndërkohë që kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, Munir Kolashinac tha se boshnjakët përfundimisht janë të bashkuar në Frontin Europian dhe bashkë me vëllezërit tanë do të realizojmë të drejtat në Maqedoninë e Veriut.

Video: https://fb.watch/rTHZjpjygx/