Aksident tragjik, humb jetën 39-vjeçari nga Shkupi

Shpërndaje

Një 39 vjeçar nga Shkupi humbi jetën në një aksident në autostradën Shtip – Koçan, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e mitur për shkak të lëndimeve të mara janë dërguar në Spitalin Klinik të Shtipit.

Denoncimi në SPB Shtip është bërë në orën 02:24, deklaroi Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Krupishtë, ndërsa sipas informacioneve të para, një automobil i markës “Reno Laguna” me targa të Shkupit kishte dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë bashkudhëtari I.M. nga Shkupi.

Mbikëqyrja në vendin e ngjarjes po vijon. Komunikacioni në autostradën Shtip – Koçan zhvillohet në dy korsi.

Në këtë autostradë që nga fillimi i vitit e deri më tani në tre aksidente të rënda, jetët i kanë humbur pesë persona.