MaqedoniTop Lajme

Studentët e UNT-së ndër më të suksesshmit në Western Balkans Cybersecurity Marathon 2026

Shpërndaje

Studentët e Fakultetit të Shkencave Informatike nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup po shënojnë rezultate të dalluara në Western Balkans Cybersecurity Marathon 2026, një iniciativë rajonale të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) i Republikës së Shqipërisë, që bashkon të rinj nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Studentët Kanita Sadiki dhe Ermir Latifi, kanë dëshmuar performancë të lartë dhe të qëndrueshme gjatë maratonës, duke u pozicionuar ndër tre pjesëmarrësit më të mirë në nivel shtetëror, nga 50 pjesëmarrës të Maqedonisë së Veriut, si dhe në TOP 10 në renditjen e përgjithshme rajonale, nga gjithsej 227 pjesëmarrës.

Të dy studentët kanë përfunduar me sukses fazat “Cybersecurity Fundamentals and OSINT” dhe “Blue Team Operations”, duke u pajisur me certifikatat përkatëse. Këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin dhe aftësitë e studentëve tanë, duke dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në iniciativa rajonale që lidhin njohuritë akademike me sfidat praktike të sigurisë kibernetike.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup përgëzon studentët për arritjet e deritanishme dhe u uron suksese në fazat e ardhshme të maratonës.

🔗 https://url-shortener.me/QAUZ 🇦🇱
🔗 https://url-shortener.me/QAV1 🇲🇰
🔗 https://url-shortener.me/QAYF 🇬🇧