UT telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit, Mirush Kabashi

Shpërndaje

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!
Të nderuar miq,
Me dhimbje të thellë u informova për ndarjen nga jeta të laureatit “Doctor Honoris Causa” i Universitetit tonë, “Nderit të Kombit”, aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi.

Jeta e tij ka qenë e lidhur me teatrin, me këtë univers të kondensuar që njeriut ia ka përcjellë nga lashtësia të vërtetat më të trishta të ekzistencës njerëzore. Mirush Kabashi, nëpërmjet artit të aktrimit përcillte te publiku mesazhet universale të veprave madhore kombëtare dhe botërore, kurse si intelektual jepte mesazhet më humane për lirinë, demokracinë dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Do të mbetet përgjithmonë i fiksuar në kujtesën e spektatorit me shumë role të papërsëritshme, qoftë në teatër apo në film. Me talentin e tij, arriti që të krijonte figura të paarritshme, të cilat janë fiksuar në mbamendjen e publikut.

Në emër të Universitetit të Tetovës, ua përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së Tij, drejtuesve të institucioneve në Republikën e Shqipërisë, komunitetit të artistëve dhe adhuruesve të veprës së tij artistike.

U prehtë në paqe!
Rektori
Prof. Dr. Jusuf Zejneli