Sela thirrje shqiptarëve të Luginës: Shaip Kamberi ka dëshmuar veten me rrezistencën e tij politike

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka bërë thirrje për ta përkrahur në rivotim Shaip Kamberin nga Lugina e Preshevës dhe koalicionin “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” i cili kërkon një vend në Parlamentin e Serbisë.

Postimi:

Nesër Tërnoci mban mbi supe një nga ato momentet që përjetësisht i kujton historia. Shqiptarët e Luginës së Preshevës tanimë s’do mend që duhet të bashkohen, por më shumë se kurrë duhet të angazhohen për përfaqësimin e tyre dinjitoz në Kuvend.

Shaip Kamberi ka dëshmuar veten me rrezistencën e tij politike, aty ku duhej të mbrohen shqiptarët dhe meriton të vazhdojë këtë mision.

Shqiptarë të Luginës, banorë të Tërnocit, nesër është fjala juaj për të ardhmen tuaj, për krenarinë e gjithë kombit!