Shkolla me katër nxënës, tre vëllezër dhe një motër, të vetmit që mësojnë në Goden të Gjakovës
Kohën e pushimit mes orëve, e kalojnë së bashku katër nxënësit e shkollës “Malush Stavileci” në Goden të Gjakovës.
Që prej kohësh, tre vëllezërit dhe motra e tyre janë të vetmit nxënës në ketë shkollë. Përpos aktiviteteve, edhe mësimin, edhe orët mësimore, i mbajnë së bashku disa prej tyre.
Ata janë të ndarë në dy klasë, në njërën mësimdhënësja Lindita Rudi ligjëron për klasën e tetë dhe të gjashtë.
Ndërkaq, anash saj, në klasën tjetër, mësimdhënësi Teki Dervishaj ligjëron për një nxënës në klasën e katërt.
Kjo shkollë ka status të veçantë për shkak të lokacionit e disa specifikave të tjera. Ndër vite, shkolla Malush Stavileci kishte pasur deri në 130 nxënës, prej të cilëve edhe nga Shqipëria.