Osmani uron Pavarësinë e Malit të Zi: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi.

Osmani, përmes një postimi në Twitter tha se Mali i zi dhe Kosova, ndajnë të njëjtat vlera perëndimore.

“Dy vendet tona janë bashkuar përmes lidhjeve të forta mes njerëzve. Ne kemi krijuar një partneritet të gjatë që është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe i forcuar nga vendosmëria jonë për t’iu bashkuar familjes euro-atlantike”, ka shkruar Osmani.