Dalin pamjet, momenti i përplasjes së Elias me Princ Lekën: Ti i ke gjuajtur babit tim që të ka mbajtur me bukë?!

Shpërndaje

Pas raportimeve për një përplasje fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias në media, janë publikuar disa pamje që tregojnë konfliktin e supozuar fizik.

Princ Leka pati deklaruar se ish-vjehrri i tij ishte i përfshirë gjithashtu në këtë përplasje fizike, derisa sa supozoi se e kishte goditur me një mjet, sipas tij, statujë e drurit.

Tani në videon që po bën xhiron në mediat vendore e cila duket që është e xhiruar nga vetë Princi Leka, duket se dëshmon deklaratën e këtij të fundit, pasi babai i Zaharias u pikas me një mjet të dyshimtë.

Në video tjetër, tregon më gjerësisht konfiktin fizik të çiftit, ku përfshihet edhe ish-vjehrri. Në këto pamje shihet Zaharia duke bërtitur: “Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë, ke prekur me dorë babin tim, i ke gjuajtur babit tim 70 vjeç”.

Teksa i thotë këto, Elia shihet duke e goditur me grushta Princin, derisa babai i saj mundohet ta ndalë.

Elia më tutje shprehet: “Do të të çoj në gjyq ty, mos ma bëj viktimën. Ti i ke thënë shtetit shqiptar që ke bërë shkollë, ti s’ke shkollë”.