ASH: Elmi Aziri, sekretar organizativ, Vjollca Berisha, sekretare e përgjithshme
Sot (03.06.2022) Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e dytë pas Kongresit, në të cilën profesoresha Vjollcë Berisha u zgjodh Sekretare e përgjithshme, ndërsa profesor Elmi Aziri, Sekretar Organizativ i Aleancës për Shqiptarët.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Rregullorja e punës së Kryesisë së Partisë.
Para anëtarëve të Kryesisë u njoftua se gjatë afatit të konkursit të të shpallur për kryetar dege, nga data 16.05.2022 deri me datë 23.05.2022, kanë aplikuar 45 kandidatura në gjithsej 28 dege.
Ditëve në vazhdim komisioni për përzgjedhjen e kandidaturave do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të intervistohen kandidatët.
Aleanca për Shqiptarët