Zaev do të jem dëshmitar në rastin “Monstra” nëse kërkon gjykata

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se do të jetë si dëshmitar në rastin “Monstra”, nëse këtë e kërkon gjykata.

Të gjitha materialet për këtë rast, siç tha, i ka dorëzuar në gjykatë.

Nëse kërkon gjykata që të jem dëshmitar dhe të tregoj çfarë di, këtë do e bëj sepse kjo është obligim qytetar. Të gjitha materialet, jo vetëm për “Monstrën”, të gjitha i kam dorëzuar, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres-konferencën e Qeverisë për investimet e planifikuara në infrastrukturën lokale.

Në lidhje me pohimet për bisedën ndërmjet Fejzi Azirit dhe ish kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta, kryeministri tha se në bombat, ka pasur bisedë ndërmjet tyre ku Aziri ka kërkuar subvencione për bujqësi. Këtë bisedë, siç theksoi Zaev, ja ka treguar edhe prindërve të të vrarëve tek Liqeni Smillkovës.