E dhimbshme: Ky është i riu i cili humbi jetën pasi e zuri lisi në Pejton të Prishtinës (Foto/Video)
Sot ka ndërruar jetë një person i moshës 30-vjeçar pas goditjes që mori nga lisi i rrëzuar si shkak i erës së fortë në lagjen Pejton në Prishtinë.
Mësohet së i riu i cili vdiq është Erdin Haxhiu nga qyteti i Podujevës.
Theksojmë së nga goditja e rëndë që mori i ndjeri ka ndërruar jetë në vend.
Në anën tjetër një vajzë po trajtohet në QKUK pas lëndimeve të marra nga lisi i rrëzuar.
Mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori ka bërë të ditur se 36-vjeçarja ka lëndime serioze në të gjitha pjesët e trupit, por është jashtë rrezikut për jetë.
Video nga vendi i ngjarjes:
Foto nga vendi i ngjarjes: