Lidhja e Sindikatave edhe sot para Qeverisë në grevë, 21 karrige për 21 anëtarë të Qeverisë
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të vazhdojë me grevën e paralajmëruar e cila do të vazhdoj edhe sot para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Para objektit sindikata ka vendosur 21 karrige për 21 anëtarët e Qeverisë.
Greva në sektorin publik pasoi pasi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë pa se në ribalancin e buxhetit nuk janë parashikuar mjete për kërkesën e tyre, ndonëse, siç thonë ata, ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë. Dje në objektin e LSM-së është mbajtur një takim me ekipin ekonomik të Qeverisë, por nuk ka dhënë shenja pozitive.
Dje Sindikata vendosi 120 vende bosh para Kuvendit, duke dashur t’u kujtojë deputetëve që të pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet në ribalancin e Buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave