LIVE: Për të tetën herë bashkohen qeveritë shqiptare (VIDEO)
Mbulimi special i takimit të dy qeverive shqiptare në portal bëhet nga gazetarët: Edona Vuçitërna, Liridona Gashi, Lutrim Islami, Genita Ukaj kurse gazetarët e televizionit Drin Demiri dhe Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanët: Agon Bejtullahu dhe Bardh Stublla bëjnë mbulimin e këtij zhvillimi nga terreni.
Në Prishtinë po mbahet mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Ekzekutivët e të dyja vendeve do të firmosin 19 marrëveshje dhe memorandum në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.
11:03 – Rama mbërrin, pritet nga Kurti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Kosovë për ceremoninë para mbajtjes së mbledhjes së tetë të dy qeverive.
Ai është pritur nga homologu i tij, Albin Kurti. Të dy kryeministrat janë nën përcjelljen e Gardës Kombëtare të Kosovës dhe nën shoqërimin e himnit kombëtar.
11:00 -Kështu duket tapeti i kuq i shtruar për delegacionet e dy qeverive
Gjithçka është bërë gati për pritjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sot në Prishtinë.
Në hotelin ku do të fillojë ceremonia është shtruar tepihu i kuq dhe është vendosur Garda Kombëtare e Kosovës.
Pos kësaj, aty në pritje janë edhe ministrat e dy qeverive,
10:55 Ministrat e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë janë radhitur para tapetit të kuq, i cili është vendosur për pritjen e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.
Pos tyre, aty është vendosur edhe Garda Kombëtare e Kosovës.
10:43 -Ministrat shqiptarë arrijnë në Kosovë
Ministrat e kabinetit të Edi Ramës kanë arritur në hotelin ku do të mbahet mbledhja e tetë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Para tyre, për të pritur fillimin e ceremonisë kanë arritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij, njofton KlanKosova.tv.
Ceremonia zyrtare do të fillojë nga ora 10:45.