Kurti: Me marrëveshjet Kosovë-Shqipëri është lehtësuar jetesa e qytetarëve

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se me marrëveshjet mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, jetesa e qytetarëve në të dy anët e kufirit është lehtësuar, e vendet janë zhvilluar.Ai, në fjalimin hyrës në mbledhjen e përbashkët Kosovë – Shqipëri, që po mbahet në Prishtinë, u shpreh i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve, duke shtuar se ato që do të nënshkruhen sot, do të ndikojnë edhe më tej në thellim të bashkëpunimi.

“Jam i kënaqur të njoftoj se po zbatohen të gjitha marrëveshjet, me to është lehtësuar jeta e qytetarëve në fusha të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se është i kënaqur me jetësimin e 13 marrëveshjes të arritura nga mbledhja e kaluara, përveç njërës.