Masakra në Vlorë: 24 vjeçari ekzekutoi vëllain e gjyshit dhe djemtë e tij me gratë e fëmijët (VIDEO)

Shpërndaje

Masakra që ndodhi sot në fshatin Resulaj të Vlorës është ndër më të rëndat mbase në dekada në vendin tonë.

Një 24 vjeçar i quajtur Ridvan Zykaj, ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij, duke e vrarë me kallashnikov bashkë me bashkëshorten.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj tha më herët se nga komunikimi me kryebashkiakun e Selenicës, Përparim Shametaj, disa prej viktimave janë në moshë shumë të re dhe gra. Dy familje janë shuar nga breshëria e automatikut të 24 vjeçarit.

Ndërkohë, pritet një konfirmim zyrtar për numrin e të plagosurve, që deri më tani dyshohet të jenë 6 persona.

Gazetarja jone informon se viktimat jane nga dy familje, te cilat mendohet se jane shuar tërësisht, (prindërit dhe fëmijët) ndersa te plagosur jane pjesetaret e familjes se trete, te gjithë pjesëtarë të fisit Zykaj.