Rama: Kënaqësi të jem me Kurtin, dhe pse shumë nuk e besojnë

Shpërndaje

Ka filluar në Prishtinë mbledhja e tetë e dy qeverive Kosovë Shqipëri, përcjell GazetaBlic.Në fjalën hyrëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka kënaqësi që sot është takuar me Kurtin.“Është një kënaqësi e veçantë që jam me Kurtin sot, kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak.

Kur ne kemi nisur punën me qeveritë e Kosovës kemi pasur një volum 160 mln euro të shkëmbimeve tregtare, sot volumi është 433 mln euro. E dyta është se sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar mbi 1 mijë subkekte nga Kosova”, ka thënë ai.Kryeministri Rama së bashku me delegacionin e qeverisë shqiptare kanë mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur nga homologu i tij, kryeministri Albin Kurti, me të cilin shtrënguan duart.Delegacioni shqiptar u prit me ceremoni shtetërore përpara sallës ku do të zhvillohet mbledhja e tetë e përbashkët mes dy qeverisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.