Marrëveshja e arritur mes Kosovës e Serbisë – reagon edhe kryeministri Kurti

Shpërndaje

Pasi Kosova dhe Serbia sot kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë dakordim e ka quajtur lajm të mirë.

“Ky është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës, në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatim të udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë së shpenzuar në veri të lumit Iber”, tha Kurti.

Lidhur me atë se kur pritet të nis inksasimi i energjisë së shpenzuar, Kurti tha se këto detaje do ti jap zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pasi të kthehet.