Ngjarja e ditës: Policia italiane me ‘Lamborghini’ vozit 300 km/h për të shpëtuar një jetë

Shpërndaje

Ekziston vetëm një rast në të cilin lejohet të udhëtosh me 300 kilometra në orë në rrugë, kur duhet të shpëtosh një jetë dhe nëse i përkisni policisë dhe keni një super makinë si ‘Lamborghini Huracàn’, atëherë do arrini që të shpëtoni një jetë.

Një makinë “Lamborghini Huracan” ka vozitur me shpejtësi km/h nga spitali “Niguarda” në Milando deri në rajonin e Lazios për të dërguar një veshkë në mënyrë urgjente.

Rruga ishte e gjatë mbi 600 kilometra, me makinën e policisë kjo rrugë u bë në kohë rekord. Për fat të mirë, veshka u dërgua në kohë dhe pacienti arriti të shpëtoi.