RajoniTop Lajme

Presidentja e PE-së: Në samit shpreha qëndrimin e qartë se Kosovës duhet t’i hiqen vizat

Shpërndaje

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se në samitin e sotëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor e ka shprehur qëndrimin e qartë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat.

“Pozicioni im gjatë samitit ishte shumë i qartë se do të donim të shihnim progres në kuptimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, për çka shpresojmë se do të arrijmë ta kapërcejmë këtë, dhe gjithashtu edhe me Shqipërinë. Gjithashtu përmenda pozicionin që Parlamenti Evropian e ka mbajtur një kohë të gjatë për liberalizimin e vizave për Kosovën që është i vetmi vend në rajon që nuk është akoma në këtë zonë. Muajin tjetër, në muajin korrik, do të marrim vendimin për Bosnjen dhe Hercegovinën”, ka thënë ajo në konferencën pas përfundimit të këtij samiti.