Presidentja Osmani takohet me presidenten e Singaporit
Presidentja e Kosovës është takuar sot me presidenten e Singaporit, Halimah Yacob.
Osmani ka thënë se distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia e bashkëpunimi mes miqve e partnerëve.
“Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor, ku u mirëprita nga presidentja Halimah Yacob. Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi”, ka shkruar Osmani.
E para e vendit tha se vizita në Singapor konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit.
“Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit”, shkroi Osmani.