Rajoni

“S’ka si Tirona jo”, Edi Rama reagon pasi Sunny Hill do të mbahet në Shqipëri

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë shkuarjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë.

“Sunny Hill Festival” ka konfirmuar që për edicionin e sivjetmë do të zhvendoset në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.

Rama ka shkruar nga Kiev për këtë lajm.

“LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar ai.

“S’ka si Tirona jo”, ka shtuar Rama.