Hahn: Pres që BE të çelë negociatat me Shqipërinë para verës

Shpërndaje

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn pret që BE të vendosë për celjen e negociatave me Shqiperinë para verës.

Ai e mbajti këtë qëndrim gjatë një interviste dhënë enkas për Radion Evropa e Lirë ku foli ne lidhje me shanset qe celja e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut te realizohet ne fund te qershorit dhe jo ne tetor.

Hahn tha se Shqiperia duhet të shpërblehet për reformen në gjyqësor, aspekt që vlerësohet shumë pozitiv nga vendet anëtarë të BE.
Ndërkohe pyetjes në lidhje me mundësinë që Holanda të pezullojë përkohësisht lëvizjen pa viza të shtetasve shqiptarë drejt këtij viti, Hahn tha se shifrat e azilkërkuesve shqiptarë janë shumë të vogla.

Komisioneri për Zgjerim u shpreh se nuk ka asnjë të dhënë konkrete se ndonjë nga vendet anëtarë kërkon të rivendose regjimin e vizave me Shqipërinë.

“Ekzistojnë këto kontrolle të rregullta për numrin e atyre që ne I quajmë azilkërkues të pafinancuar.Unë mendoj se këto shifra në raport me numrin e përgjithshëm të njerëzve që udhëtojnë në Holande janë shumë të vogla. Megjithatë është dicka që unë e kam diskutuar shpesh me partneret në Shqipëri por edhe ne disa vende te tjera, që kjo duhet të trajtohet tërësisht nga autoritetet shqiptare, që do të thotë se ata duhet të komunikojnë me qytetaretg e tyre. Ata duhet të informojnë popullin se të gjitha këto nisma që ndërmarrin kur ikin jashtë, janë pa ndonjë mundësi për tu konfirmuar pozitivisht nga vendet ku kërkojnë azil. Por nuk kam asnjë indikacion që se ka nisma nga shtetet anetarë për të pezulluar liberalizimin e vizave me Shqipërinë”.