Maqedoni

Taravari: BDI është më shumë e orientuar në mbrojtjen e kriminelëve nga radhët e saj, sesa në mirëqenien e shoqërisë

Shpërndaje

“Mendoj se BDI është më shumë e orientuar në mbrojtjen e kriminelëve nga radhët e saj, sesa për mirëqenien e shoqërisë”, thotë për Lokalni.mk dr. Arben Taravari, kryetar aktual i Komunës së Gostivarit dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, me rastin e jubileut të radhës, 20 vjet ekzistim i partisë së Ali Ahmetit.

I pyetur se sa ata kanë kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve etnike dhe mantrën “një shoqëri për të gjithë”, ish-ministri i shëndetësisë thotë se “një shoqëri për të gjithë” ishte një utopi e promovuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev në vitin 2016 për të mbledhur një kuantum të caktuar votash shqiptare.

– Procesi i një shoqërie është një investim në besimin e ndërsjellë midis të gjitha etnive që jetojnë në një shtet. Një shembull i mirë për funksionim të shkëlqyer të kësaj formule është komuna jonë dhe mendoj se ne duhet të jemi shembull për gjithë shtetin”, thotë Taravari.

Lidhur me faktin se BDI-ja akuzohet për krim si në nivel lokal ashtu edhe në nivel shtetëror, por nuk është iniciuar asnjë proces, për dallim nga zyrtarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, kryetari i komunës konsideron se BDI është “e metastazuar në të gjitha institucionet” dhe është “kërcënim serioz për funksionimin normal të një sistemi shoqëror”.

Ai nuk beson se Ahmeti po mendon seriozisht për axhendën e gjelbër dhe kryeministrin shqiptar dhe ndoshta do të përsërisë të njëjtën kërkesë edhe në zgjedhjet e ardhshme, për të “justifikuar veten dhe për të krijuar një konflikt të ri”.

BDI do të festojë 20 vjet nga ekzistenca e saj. Shtrohet pyetja, se sa partia, partia e cila ishte vetëm për një periudhë të shkurtër në opozitë në vitin 2006, kontriuboi në përparimin e vendit?

– Më duket se BDI nuk është parti politike, por shumë më tepër ngjason në shoqëri aksionare apo “bandë” e përbashkët. Si e para, ata I fituan zgjedhjet e para, kur nuk ishin parti, por përfituan nga euforia pas konfliktit të armatosur të vitit 2001 dhe, si përfaqësues politikë të UÇK-së, hynë në zgjedhjet e para. Populli nuk votoi për agjendën politike apo programin e BDI-së (sepse në zgjedhjet e vitit 2002 nuk kishte platformë apo program politik), por votoi për dikë që mundësoi Marrëveshjen e Ohrit, të cilën shqiptarët në Maqedoni e konsideruan historike mes dy etnive kryesore në shtet.

Por shtrohet pyetja se sa është realizuar Marrëveshja Kornizë? Deri ku jemi me të? Fillimisht e konceptuar për t’u realizuar deri në fund të vitit 2006, rezultoi se gjithçka ishte vetëm në letër. Tani jemi në vitin 2022 dhe ende asgjë të veçantë nuk kemi nga marrëveshja.

Që nga viti 2008, BDI ka hyrë në biznes të drejtpërdrejtë politik, së bashku me Gruevskin dhe Mijalkovin. Që atëherë, ndryshon e gjithë garnitura e menaxhimit, afrohet më shumë me nëntokën ose e instalon atë. Dhe kështu gjithçka është tashmë nën kontrollin e tyre, atje ku nuk mund t’i fitojë dot zgjedhjet, përdor nëntokën, paratë, presionin banditor, me kalimin e kohës metastazon nëpër institucione dhe çka mos. Dhe natyrshëm, tani do të jemi në një periudhë kur me këtë është goditur funksionimi i aparatit shtetëror.

Më lejoni tani unë të shtroj një dilemë dhe një pyetje për të gjithë ata që e lexojnë këtë tekst. Çfarë e mban gjallë BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmetin, sipas jush? Si mbijetojnë të jenë në pushtet? A i kanë përmbushur të gjitha aspiratat e shqiptarëve në vend?

I bëj vetes pyetjen të cilës i dhashë vetë përgjigjen më lart, por dua të debatojmë këtë temë së bashku me qytetarët. Ajo që nuk funksionon në shoqëri duhet të thuhet me zë të lartë dhe qartë. Nuk ka rrugë tjetër. Dhe jo njerëzit të kenë respekt nga frika, e ku respekti nuk kalon, tl kenë frikë serioze. Epo, a jetohet kështu o njerëz? A jetohet nën inercion ose në “ler” dhe të pranohet realiteti i vrazhdë ashtu siç është? Për një çik interes t’i votojnë me këmbëngulje? E të tjerët të blihen në një mënyrë apo në një tjetër? Kjo është formula e thjeshtë e Aliut, parti politike de jure, kriminelë të organizuar de facto në institucione dhe në nëntokë!

A ka treguar partia e Ahmetit ndjenjën e shtetësisë gjatë gjithë këtyre viteve në pushtet? Duket sikur janë të ndara mendimet – disa thonë se luajnë ekskluzivisht në hartën kombëtare, të tjerë se ka elementë të caktuar të shtetësisë, ndonjëherë edhe në një nivel më të lartë se shumica e partive politike maqedonase?

-Sinqerisht, nuk kam një përshtypje të tillë, mendoj se është më shumë e orientuar drejt mbrojtjes së kriminelëve nga radhët e saj, sesa për të mirën e shoqërisë. Dhe ka një mister të madh, e ky është se si do të sillej BDI në opozitë?! Nga përvoja modeste e periudhës 2006-2008, do të thosha se Ahmetit nuk sikletosej për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Ndoshta e mbani mend periudhën e opozitës së shkurtër, ishte mjaft malinje, me bllokim të autostradave, me bllokim të Kuvendit, me kërcënime për incidente të armatosura etj. Dhe krejtësisht në fund, vetëm Ahmeti mundi të ishte pranë Gruevskit deri në momentin e fundit, derisa ai nuk u arratis në Hungari.
Sa janë përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike në këtë periudhë të sundimit të tyre, gjegjësisht që nga lufta e vitit 2001? A ekziston e famshmja “një shoqëri për të gjithë” që propagandohet nga kjo Qeveri?

-Për fat të keq, një shoqëri për të gjithë ishte një utopi e promovuar nga Zaevi në vitin 2016 për mbledhjen e një sasie të caktuar votash shqiptare. Ndryshe, mendoj se në këtë nuk ka besuar as Zaev. Procesi i një shoqërie është një investim në besimin e ndërsjellë midis të gjitha etnive që jetojnë në një vend. Komuns jonë tregon një shembull të mirë të funksionimit të shkëlqyer të kësaj formule dhe mendoj se ne duhet të jemi shembull për të gjithë vendin.

BDI-ja akuzohet për krim si në nivel lokal ashtu edhe në atë shtetëror, por asnjë proces nuk është iniciuar për dallim nga zyrtarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në 20 vitet e fundit. Pse është kështu, sipas jush?

– BDI-ja ka metastazuar në të gjitha institucionet, tashmë i kanë ish-funksionarët dhe servilët aktualë në inspektorate, polici, gjykata, prokurori, universitete, shkolla, komuna, agjenci, e të mos flas për ministritë. BDI tashmë është një kërcënim serioz për funksionimin normal të një sistemi shoqëror. Kjo nmdoshta mund të duket tendencioze, por koha do të tregojë se sa e vështirë do të jetë periudha pas largimit të BDI-së në opozitë.
Në gjashtë muajt e fundit të qeverisjes së këtij kabineti, lideri Ahmeti me gjasë do të dalë në krye të vendit, sipas marrëveshjes së bërë 2 vite më parë. A do të jetë kryeministri shqiptar “qershia mbi tortë” për këtë garniturë të BDI-së, madje edhe për vetë Ahmetin?

– Nuk besoj se Ahmeti mendon seriozisht për axhendën e gjelbër dhe kryeministrin shqiptar, me siguri këto zgjedhje do të përsërisin të njëjtën kërkesë, për të justifikuar dhe krijuar një “konflikt” të ri, normalisht verbal, se ai po lufton për çështjen shqiptare dhe kundër diskriminimit të shqiptarëve. E kanë bërë rregullisht me Gruevskin nga viti 2008 deri në 2016, në të gjitha zgjedhjet.

A prisni ndryshim të BDI-së pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pavarësisht nëse do të ishin të parakohshme apo të rregullta? A nevojitet një drejtim dhe lidership i ri, të paktën për sa i përket bllokut shqiptar në vend?

– BDI është aktualisht në msjë, kurse lideri i tyre i mban telat, ai e di për të gjithë se ku ka mëkatuar dhe ku është kriminalizuar. Në fund i kombinon të gjitha me një kërcënim për të gjithë, se secili do të mbajë përgjegjësi nëse ndodh humbja. Mendoj se në BDI nuk ka masë kritike, është një me rol “bosi” dhe pastaj janë të tjerët. Por ama, “bosi” është turpi më i madh për ta, për shqiptarët, madje edhe për shoqërinë. Ndoshta në shekullin e 20-të Ahmeti do të ishte një lider i mirë, por absolutisht nuk ka vend për të në shekullin e 21-të. Dështim total! Pikë.