“Takimi i liderëve”, Mickoski: Nesër e bëjmë publik qëndrimin

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se pas konsultimeve me organet partiake dhe partnerëve të koalicionit do të mund të bëj publik qëndrimin nëse do të merr apo jo pjesë në takimin e liderëve të thirrur kreu i Qeverisë, për të hënën më 7 nëntor.

“Po unë kam thënë se gjatë këtyre dy ditëve jam në teren me qytetarët, dje isha në Prilep, sot jam në Manastir ku do të promovojmë projekte, në mbrëmje kam takim me komitetin komunal këtu në Manastir, kthehem sonte, nesër kemi tjetër ngjarje, shpresoj se në ndërkohë do të mund të konsultohem me partnerët e koalicionit, me grupin parlamentar me Komitetin Ekzekutiv dhe ja gjatë ditës së nesërme do ta bëjmë publik qëndrimin nëse do të shkojmë apo jo në atë takim”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk