Nga mesnata çmime të reja të derivateve

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,44% në raport me vendimin e datës 3.11.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT (D-Е V), të Mazutit M-1 SU dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 5.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 -92,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 -94,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) -99,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,067 (denarë/kilogram)