Zelensky e fton Abazoviqin ta vizitojë Kievin
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelensky i ka dërguar ftesë kryeministrit Abazoviq për të vizituar “sa më shpejt” kryeqytetin ukrainas, Kiev.
“Sot pata rastin të bisedoj me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe të dërgojë një mesazh të qartë dhe të hapur të mbështetjes së për vendin dhe popullin e tij. Unë jam mirënjohës për ftesën për të vizituar Kievin”, ka shkruar ndër tjera Abazoviq në Twitter.
👉Ukrajinski predsjednik @ZelenskyyUa naveo da je sa predsjednikom @VladaCG @DritanAbazovic uspostavio planove za buduću bilateralnu i regionalnu saradnju. 🇲🇪🇺🇦#CrnaGora #Ukrajina #StandWithUkriane https://t.co/T2fHqyjAcE
— RTCG (@RTCGme) June 9, 2022