BotaTop Lajme

Zelensky: Po humbim deri në 100 ushtarë çdo ditë

Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është duke i humbur nga 100 ushtarë çdo ditë – derisa po vazhdojnë përpjekjet për të luftuar forcat ruse.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan Newsmax, lideri ukrainas theksoi se situata “më e vështirë” është në lindje të vendit – përkatësisht në Severodonetsk dhe Lysychansk, transmeton Telegrafi.

“Situata në lindje është shumë e vështirë. Po humbim nga 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë – dhe janë rreth 500 të plagosur në luftime. Megjithatë po ruajmë perimetrin tonë të mbrojtjes”, shtoi Zelensky.

Madje presidenti ukrainas ka këmbëngulur se raketat amerikane të dërguara në Ukrainë, nuk do të përdoren për të sulmuar brenda territorit të Rusisë.

“E di se disa njerëz në Shtetet e Bashkuara apo ata në Shtëpinë e Bardhë – po thonë se mund t’i përdorim ato për ta sulmuar Rusinë. Nuk planifikojmë të sulmojmë Rusinë. Nuk jemi të interesuar në Federatën e Rusisë, thjesht po luftojmë për territorin tonë”, shtoi Zelensky.