Erdogan flet me Putinin dhe Zelenskyn për eksportet kritike të grurit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 11 korrik, diskutoi eksportet e grurit ukrainas në telefonata të veçanta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ukraina dhe aleatët e saj kanë shtyrë përpara rihapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi, të cilat Kievi thotë se janë mbyllur për shkak të një bllokade ruse.
Vendet perëndimore kanë rritur kërkesat e tyre për rihapjen e porteve për të lejuar dërgesat e drithit, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, vende këto që për të ushqyer popullsinë e tyre varen nga gruri ukrainas.
Erdogan i tha Putinit se është koha për të ndërmarrë veprime në lidhje me një plan të OKB-së për të krijuar korridore të sigurta në Detin e Zi për eksportet e grurit, sipas një deklarate nga zyra e për media e Qeverisë, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Zelensky tha në Twitter se ai vlerësonte ndihmën e Erdoganit për rifillimin e eksporteve të grurit dhe shtoi se Rusia duhet gjithashtu të ndalohet nga marrja e grurit ukrainas nga territoret e pushtuara.
Erdogan, i cili ka ofruar të ndërmjetësojë për çështjen e grurit, diskutoi gjithashtu situatën me Putinin.
Kremlini tha se të dy liderët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe folën për një takim “ruso-turk në nivelin më të lartë” në të ardhmen e afërt. Por, nuk u dhanë detaje të tjera./abcnews.al/