Aksident i rëndë në Zhur të Prizrenit, vdes një e lëndohen dy të tjerë (Foto)

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur – Prizren.

Në aksidentin ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar, raporton Zeri.info.

Policia ka konfirmuar se pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Zhur, në drejtim të Prizrenit. Ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil dhe si pasojë ka vdekur një person, dy janë lënduar, janë dërguar në Prizren dhe njëri dyshohet se është dërguar në drejtim të Prishtinës. Pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur”, ka konfirmuar Policia e rajonit të Prizrenit.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga ky aksident.