Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus, Putin
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Türkiye-s, bëhet e ditur se në bisedë përveç gjendjes në Siri, janë trajtuar edhe çështjet si lufta Ukrainë-Rusi dhe çështjet që lidhen me krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e drithërave në Detin e Zi.
Në bisedë, Erdoğan, i cili theksoi se i kushton rëndësi zgjatjes së mekanizmit ndërkufitar në Siri, deklaroi se ka ardhur koha për të vepruar për planin e Kombeve të Bashkuara për të krijuar korridore të sigurta për eksportin e drithërave në Detin e Zi.
Presidenti turk gjithashtu ka përsëritur nevojën për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë me një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, përmes negociatave, duke shtuar se si Türkiye janë të gatshëm të japin çdo lloj kontributi për rigjallërimin e procesit të negociatave ashtu siç kanë bërë deri më sot.