Kronikë e zezëMaqedoni

Festa e beqarisë kthehet në tragjedi, humb jetën 22-vjeçarja nga Kumanova (Foto)

Shpërndaje

Një festë beqarie e vajzave, e njohur si “Bride to be” ka përfunduar me fatalitet për një 22 vjeçare nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut. E reja po festonte me shoqet e saja në pishinën e një hoteli në Shkup dhe ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarjen e ka njoftuar për mediat, ministria e Brendshme maqedonase. “Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.

22 vjeçarja, sapo ka dalë nga pishina ka marrë telefonin e saj, i cili ka qenë në proces karikimi. E reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Stafi i portalit Albazone Media, i shpreh ngushellime familjes, te ndjeren Zoti e shperbleft me Xhenet!

****

Kjo është vajza që ndërroi jetë tragjikisht, mbrëmë në Hotel Bushi.

Ajo shkoi atje për festën e saj të beqarisë e cila përfundoi me tragjedi.

Lindita ishte 22 vjeçare e cila jetonte në fshatin Goshincë.