BotaTop Lajme

Hakmarrje? Erdogan e lë Putinin 50 sekonda në pritje, skena e njëjtë si dy vite më parë (Video)

Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin ka përjetuar një moment të sikletshëm, gjatë vizitës së tij në Teheran, teksa u takua me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ky i fundit la të priste liderin rus për rreth 50 sekonda në këmbë, ndërsa pamjet kanë bërë tashmë xhiron e botës dhe po diskutohen shumë.

Një video e publikuar nga presidenca turke Putini shihet duke qëndruar përpara karriges së tij dhe dy flamujve të kombeve, me duar të kryqëzuara, goja që dridhej dhe qëndrimi i tij ndryshonte përpara se të shfaqej Erdogan.

“Përshëndetje, si jeni, mirë?” tha Erdogan ndërsa më pas buzëqeshën me njëri-tjetrin dhe shtrënguan duart.

Mediat e huaja raportojnë se kjo është hera e dytë që Erdogan bën të njëjtën sjellje me presidentin rus. Dy vite më parë ai gjithashtu e la Putinin në pritje për rreth dy minuta përpara një takimi.

Mediat turke shkruajnë duke pyetur nëse është kjo një hakmarrje. /abcnews.al