“Hasta la vista baby”, Boris Johnson mbyll me stil fjalimin e fundit si Kryeministër
Boris Johnson u duartrokit me ovacione në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në fjalimin e fundit që mbajti si kryeministër i vendit.
“Ia kemi dalë, ia kam dalë unë, që ky vend të përballojë pandeminë dhe kemi ndihmuar të shpëtojmë një vend tjetër nga barbaria. Dhe, sinqerisht, kjo mjafton. Misioni është përmbushur plotësisht”, tha Johnson.
“Dua të falënderoj të gjithë këtu dhe… hasta la vista, baby”.
Johnson u detyra të jepte dorëheqjen në korrik pasi humbi mbështetjen e deputetëve të partisë së tij, për shkak të disa skandaleve, mes të cilëve edhe shkelja e rregullave të vendosura nga vetë qeveria e tij, gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, ministrja e Jashtme, Liz Truss, dhe ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt, janë kandidatët kryesorë për të marrë postin e tij.