“E bëra për para”, flet një prej terroristëve të Moskës: Më rekrutuan në Instagram

Shpërndaje

Një video është publikuar në telegram nga drejtoresha e Russia Today, Margarita Simonyan.

Në video duket që po merret në pyetje një prej sulmuesve terroristë në Moskë, ku u vranë 145 persona dhe mbetën qindra të plagosur.

Pas arrestimit është i shtrirë diku, i lidhur me duart pas shpine dhe një oficer që po mban kokën e tij nga flokët teksa i bën pyetje.

Terroristi i dyshuar thotë se ka ardhur në Rusi nga Turqia, më datë 4 mars dhe i është premtuar se do ti jepnin gjysëm milioni rubla për sulmin.