Maqedoni

LSM: Nuk ka dialog social me “do të” dhe manipulime

Shpërndaje

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në kumtesë për media, pyet ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, për deklaratën dhe premtimin e ri, për të cilin punëtorët në sektorin publik do të ketë K-15 dhe nëse është për të gjithë sektorin publik, pra për 138.000 punëtorë.

Nga LSM-ja theksojnë se nuk ka dialog social me “do të” dhe manipulime.

“Më saktë, ku vendoset ajo e drejtë në cilën Marrëveshja Kolektive apo Ligj apo është manipulim i ri i 138.000 punëtorëve me “do të” apo vetëm për 15.000 punëtorë në sektorin publik që janë nën Marrëveshjen Kolektive të Sindikatës AOGJSH pranë LSM-së, dhe se e drejta e tyre është e garantuar në Marrëveshjen Kolektive, ndaj nën detyrimin e padive ndaj shtetit keni edhe detyrimin për t’i siguruar ato si mjete. Por, fatkeqësisht nuk janë paraparë as në ribalancim, por do të parashihen shtesë sipas deklaratës së ministrit Fatmir Besimi”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Nga LSM-ja po ashtu përgjigjen se përderisa punëtorët janë ende në pritje të metodologjisë, nuk na presin tronditje të çmimeve nëpër dyqane dhe çmim të ri të energjisë elektrike.

“LSM-ja përmes Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik ka paraqitur kërkesa të qarta që ju si Qeveri, edhe pse publikisht i keni premtuar punëtorëve, tani po bëni sikur nuk është kështu dhe këto janë: – solidariteti linear për 2.806 denarë harmonizim i pagave me rritjen e pagës minimale dhe kompensimit K-15 për të gjithë punëtorët në sektorin publik (të cilët nuk e kanë atë të drejtë)”, thuhet në kumtesë të LSM-së.

LSM-ja, në njoftim, po ashtu thekson se punëtorët nuk do të harrojnë se kush ka qenë me ta kur e kanë pasur më të vështirë.