Maqedoni

Mërgimtarët ankohen për pritje të gjata për nxjerrjen e dokumenteve: Nuk u del pushimi për të marrë pasaportë të re

Shpërndaje

Mërgimtarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, shfrytëzojnë pushimin edhe për t’i nxjerrë dokumentet personale, si pasaportat apo letërnjoftimet. Por ata ankohen se procesi i nxjerrjes së një dokumenti zvarritet shumë dhe se për 3 javë sa qëndrojnë këto nuk arrijnë t’i marrin.

Pyetëm në ministrinë e Punëve të Brendshme për këto ankesa të qytetarëve, por nga atje thonë se të gjitha dokumentet merren në kohë.

“Qytetarët i marrin të gjitha dokumentet brenda afatit të përcaktuar me ligj.”– thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

TV21 bëri një provë në call center për të caktuar një termin për letërnjoftim dhe nga atje na thanë se termini mund ta caktohet pas një muaji.

VIDEO: