Meta u ftua nga Osmani, nesër pritet me ceremoni të lartë shtetërore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër do të pres për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Osmani do ta presë Metën me ceremonitë më të larta shtetërore nga ora 09:00 nesër në sheshin “Ibrahim Rugova”, njofton Klankosova.tv.
Pas ceremonisë së pritjes, të dy presidentët do të zhvillojnë takim, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Zyra e Presidentes bën të ditur se Osmani bashkë me Metën në ora 19:50 do të bëjnë hapjen solemne të Manifesta-s tek pllatoja e Pallatit të Rinisë.