RajoniTop Lajme

Osmani uron Begajn: Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, i cili sot u emërua në krye të presidencës shqiptare.

Osmani, e cila ishte pjesë e ceremonisë së inaugurimit, tha se në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolli urimet më të sinqerta për suksese në detyrën e re të Begajt.

“Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar Osmani.

Begajn e kanë uruar edhe liderë të tjerë politik nga Kosova për detyrën e re, në të cilën u votua më 6 qershor të këtij viti.