Tmerrohen pushuesit që fluturojnë drejt Spanjës/ Ndiqen nga gjuajtësi ushtarak pas alarmit të rremë në rrjet (Video)
Pasagjerë të shokuar të linjave ajrore britanike easyJet panë nga dritaret që u gjetën mes gjuajtësve spanjollë kur një alarm i gabuar për bombë ishte dhënë në rrjetet sociale nga një 18-vjecar ne avionin e tyre.
Në pamjet e regjistruara tregohej gjuajtësi spanjoll F18 që fluturonte afër avionit të pasagjerëve A319, i cili sillte pushues nga aeroporti Gatwick në Londër drejt bregdetit të Menorca.
Linjat EasyJet konfirmuan incidentin duke thënë se avioni “ishte interceptuar për kontrolle paraprake sigurie”.
Siç u deklarua më vonë një 18-vjeçar u arrestua se kishte bërë ‘një koment kërcënues online’.
Zhvillimi vjen megjithse autoritetet ushtarake të BE kanë urdhëruar se interceptimi i avionëve civilë duhet të përdoret si një mundësi e fundit sigurie, shkruan britanikja Metro.
Me pas qen nuhatës dhe oficerë specialistë të policisë erdhën për të vlerësuar situatën që rezultoi se ishte një kërcënim i rremë.
Udhëtarët u lanë të prisnin për verifikime disa orë në aeroport, pasi u ulën në qytetin rezort spanjoll.
Ndërsa i dyshuari raportohet se u gjobit për të gjithë operacionin e policisë dhe mobilizimin e avionit ushtarak.
I riu besohet se po udhëtonte për pushime me një grup miqsh dhe kishte bërë komentin alarmues pak para uljes mbrëmjen e të dielës.
Në videon incidentit, piloti ushtarak shihet që anon krahët e avionit të tij para mjetit të pasagjerëve, një kod ajror që do të thotë “Më ndiq”.
Gjuajtësit F-18 mund të arrijnë shpejtësi deri në 1500 km në orë dhe mbajnë një seri armatimesh që arrijnë deri në 10 raketa të profileve të ndryshme.