Tragjedi e madhe në Sllatinë! Kishte ardhur për pushime në vendlindje, humb jetën i riu në aksident me motor
Një tragjedi e madhe sapo ka ndodhur në fshatin Sllatinë Komuna e Tearcës, Maqedoni e Veriut.
Aksident i rëndë sapo ka ndodhur në këtë fshat të Komunës së Tearcës, mëson monitor.mk. Një motoçikletë është përplasur me një traktor, ndërsa si pasojë ka nderruar jetë djaloshi i cili voziste motoçikletën.
Jozyrtarisht mësohet se i ndjeri është i moshës 18-19, ndërsa kishte ardhur për pushime në vendlindje nga Danimarka. Pjestarët e MPB-së kanë dalur në vendngjarje, ndërsa hollësi për rastin priten më vonë.