Taravari: ASH mbështetet propozimin francez, gjuha e 20% duhet të hiqet nga Kushtetuta

Shpërndaje

Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën e tij në Click 21 u shpreh se propozimi francez do të kalojë në Kuvend me 61 vota dhe se partia e tij dhe opozita shqiptare mbështesin këtë propozim.

Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka mund që t’i përfshijë të gjitha palët në bisedime dhe në këtë mënyrë nuk do të kishte kundërshtime në kampin politik maqedonas.

Megjithatë, Taravari theksoi se kur të nisin ndryshimet kushtetuese, ASH do të kushtëzojë që gjuha e 20% të quhet gjuha shqipe

“Do të insistojmë në çdo mënyrë që në këtë hapje të Kushtetutës, 20% të hiqet dhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedo0nisë së Veriut”, tha Taravari.