Maqedoni

Fatmir Limani ka një mesazh për ASH-në

Shpërndaje

Shkruan Fatmir Limani

ALEANCA PËR SHQIPTARËT !

● Në interes të Lëvizjes Besa dhe të shqiptarve në këtë vend është që Aleanca për Shqiptarët të mbetet kompakte, pas dorëheqjes së parevokueshme të Ziadin Selës.

● Pasuesi i Aleanceës të përzgjidhet mbi bazën e vullnetit shumicë të strukturës, i cili në cikle të fundit zgjedhore ngadhnjeu kundër diktaturës dhe solli fitore në rradhët e subjektit.

● Përçarja dhe dobësimi i Aleancës është në shërbim të projekteve të errta të LSDM-BDI-së, e cila në dy dekada veproi mbi bazën e thënies:
– “Përçaj e sundo” !

● Shqiptarët presin bashkimin e opozitës dhe nuk ndjejnë “uritje”, për atë se cili është ose do të bëhet prijës i partive opozitare.

*Ps: Bashkimi sjellë fitore dhe faqe-bardhësi !

F.B.L.