Marrëveshja Kosovë-Serbi, Osmani: Reciprocitet e barazi

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për dokumentet hyrëse-dalëse. Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Osmani i ka falënderuar ShBA’të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës në dialog.

Postimi i plotë;

Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.