Hamburgu, kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë!? FUND!
Ta ndalim migrimin, ta rikthejmë rininë e Tetovës
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë
Sot jemi këtu, në vendin prej ku për çdo ditë, dhjetëra e qindra të rinj tetovarë largohen drejt perëndimit pasi kanë humbur shpresën nga pushtetet e deritanishme, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror. Ne nuk jemi për të mbyllur këtë stacion e as për t’i ndaluar këto autobusë, por për t’ua ndryshuar atyre destinacionin. Tetovarët nga ky stacion në të ardhmen duhet të nisen vetëm drejt universiteteve për specializime dhe drejt vendeve për pushime e ekskurzione. Të rinjtë mund të ndalen, e madje edhe të kthehen vetëm nëse atyre u jepet mundësia për të ndërtuar qytetin ashtu siç dëshirojnë. Aleanca për Shqiptarët na besoi këtë mundësi neve që bashkë me moshatarët tanë të rikthejmë jetën në Tetovë. Partitë e deritanishme ua kanë humbur shpresën të rinjëve, ndërsa ne do të mbështesim çdo iniciativë, çdo ide, çdo projekt, në kulturë, sport, art, shkencë, që të rinjtë të zhvillohen e pavarësohen e jo të ngelen në fatin e kontratave 6 mujore. Bashkëqytetarë të dashur, të rinjtë dijnë dhe guxoj ta ndërtojnë Tetovën e të ardhmes, ndërsa ju vetëm duhet t’i jepni zë rinisë.
Ju faleminderit!
Idila Pustina, kandidate e ASH-së për Këshillin Komunal të Tetovës
Jepi zë rinisë! #shtatë #Tetovë