Këta janë heronjtë e Gramshit, që sakrifikuan për të ruajtur deponë e armëve
Ministri i Mbrojtjes NiKo Peleshi publikoi fotot e dy ushtareve te cilet u lenduan nga sulmi i kryer nga ruset ne uzinen ushtarake te Gramshit.
Peleshi iu shprehu mirenjohje ushtareve qe sipas tij sakrifikuan per te mbrojtur nje objekt strategjik ushtarak si uzina e Gramshit.
“Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë”, shkroi ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ushtarë shqiptarë u sulmuan me lëndë të dyshuar kimike nga dy rusë dhe një ukrainase në deponë e armëve në Gramsh.