Sulmi i rusëve në Gramsh, Rama: Dyshohet për spiunazh! Trishtim që gjelat laramanë ia marrin avazit majë plehut

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e ndodhur në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

“Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, shkruan Rama në Twitter.

Ndër të tjera, kryeministri kritikon përdorimin politik të këtij sulmi ndaj ushtarakëve shqiptarë, për reagimin e të cilëve shprehet se ndihet krenar.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!”, shkruan ai.