Kovaçevski: Arian Ibrahim do të jetë kryetar i Qendër Zhupës
Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga Qendër Zhupa deklaroi se fitues i zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune është Arian Ibrahim. Kovaçevski tha se janë tejkaluar pengesat që edhe kësaj radhe të dështojnë zgjedhjet lokale në këtë komunë dhe se si rrjedhojë, vendi ka kryetar të ri të komunës.
“Qytetarët e dinë se zgjedhja e kryetarit të komunës do të thotë zhvillim i mëtejshëm i komunës, do të thotë urbanizim, do të thotë zhvillim infrastrukturorë i komunës dhe për këtë e votuan zgjedhjen e duhur, e ai është Arian Ibrahim”, tha Kovaçevski.